Ashtu sikundër ka raportuar Lapsi.al, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë.
Ngjarjet e rënda kriminale të kësaj vere dhe performanca në tërësi e Policisë së Shtetit përgjatë këtyre 10 muajve të drejtimit nga Gledis Nano, duket se janë shkaku kryesor i shkarkimit të tij.
Vendimin e qeverisë e komunikoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se shkarkimi erdhi pasi drejtori Gledis Nano nuk kishte përmbushur objektivat. Deri në emërimin e pasuesit të Nanos, Policia e Shtetit mësohet se do drejtohet nga zv.drejtori për Rendin, Tonin Vocaj