Ende nuk ka asnjë shenjë nga shqiptari Xhani Topalli që rezulton i zhdukur prej ditësh në Rodos të Greqisë.
Familjarët janë të shqetësuar dhe të frikësuar për jetën e 46-vjeçarit që punon si kontraktor ndërtimi dhe baba i tre fëmijëve të mitur. Celulari i tij prej 6 ditësh është i fikur dhe makina i është gjetur e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.
Sipas policisë, të gjitha pikat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me biznesmenin Xhani Topalli.