Uncategorized

Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Pogradec

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

“Më datë 03.09.2022, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz nuk ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button