Një 23-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Familjarët kanë denoncuar në polici.
Sipas uniformave blu, i riu ishte larguar dje në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.