Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkoi në bjeshkë për boronica, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

Shkoi në bjeshkë për boronica, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

Një 23-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Familjarët kanë denoncuar në polici.

Sipas uniformave blu, i riu ishte larguar dje në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME