Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAldo Bare 'në duart' e Gjykatës së Lartë, dosja në shqyrtim pas...

Aldo Bare ‘në duart’ e Gjykatës së Lartë, dosja në shqyrtim pas 5 vitesh

Pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim, Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj ndaj Aldo Bares, ish kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, i cili prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Seanca është caktuar të zhvillohet më datë 25 tetor. Do të jetë Kolegji Penal do ta shqyrtojë dosjen në dhomë këshillimi, për të vendosur nëse ka vend ose jo për t’u kaluar në seancë plenare.

Në vitin 2017, me një vendim unanim, Gjykata Kushetuese vendosi të cilësojë si shkelje kushtetuese, faktin se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të shqyrtojë rekursin e Aldo Bares, që ankimoi vendimet e dënimit të tij.

Për rrjedhojë, atij i lind e drejta të kërkojë lirinë. Në vendimin e Kushtetueses, thuhet se Gjykata e Lartë nuk i është përgjigjur pretendimeve të Aldo Bares, duke i shkelur atij të drejtën e aksesit dhe të ankimimit. Kështu, dosja “Bare” është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë me arsyetimin e shkeljeve të rënda procedurale.

Kush është Aldo Bare?
Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se 20 vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.

Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë. Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të “kokës” së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.

Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë. Me mbledhjen e këtyre “ushtarëve” përreth “kryetarit”, siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba.

Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.

Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni. Aldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 u arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë. Aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME