Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni policor "Tentativa" arreston 2 vllezër për kultivim hashashi, njëri tentoi të...

Operacioni policor “Tentativa” arreston 2 vllezër për kultivim hashashi, njëri tentoi të kalonte kufirin

Mallakastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”. Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre në tentativë për të kaluar kufirin.

✅Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

✅Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve Ramadan Hoxha dhe Shkëlqim Hoxha ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME