Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTItalia fiton super ndeshjen ndaj Anglisë, Hungaria shokon Gjermaninë

Italia fiton super ndeshjen ndaj Anglisë, Hungaria shokon Gjermaninë

Mbrëmje e mbushur me emocione dhe surpriza në Ligën e Kombeve. Italia arriti një sukses shumë të rëndësishëm 1-0 në super ndeshjen ndaj Anglisë, të luajtur në mitikun “San Siro”.

Raspadori do të realizonte një super gol në minutën e 68-ë me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës, e cila do të shkonte në cepin e portës. Tre Luanët krijuan shumë pak për të merituar pikë në këtë sfidë.

Hungaria vijon surprizën në këtë grup, pasi mbrëmjen e sotme shokoi Gjermaninë, duke e mundur 1-0. Adam Slazai shënoi golin e vetëm në minutën e 17-të të sfidës, ndërkohë që pantera treguan se kanë ende shumë punë për të qenë gati për Kupën e Botës.

Në Grupin 3, Hungaria udhëheq me 10 pikë pas 5 ndeshjesh, e ndjekur nga Italia me 8, Gjermania me 6 pikë dhe Anglia qëndron në fund me vetëm 2 pikë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME