Tre institucione ikin nga Ballshi, transferojnë shërbimet e tyre në Fier, rritet kostoja për qytetarët
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ujësjellës Kanalizime Mallakastër, janë tre institucione të cilat janë shpërngulur nga Mallakastra dhe shërbimet e tyre do t’i ofrojnë në qytetin e Fierit.
Ikja e këtyre e institucioneve të rëndësishme pritet që të shtojë koston për qytetarët mallakastriotë, pasi për një shërbim të caktuar do të duhet që të udhëtojnë drejt Fierit. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo tashmë nuk dihet as fati i punonjësve të këtyre tre instirucioneve nëse do të vazhdojnë punën dhe nëqoftëse po, u shtohet kosoja e rrugës vajtje ardhje çdo ditë MN