Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNdahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Arti shqiptar është në zi. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Orges Shijaku.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë piktorit të Popullit, Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku”, shkruan ai.

I lindur në vitin 1933, Shijaku ka qenë ndër piktorët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shek.XX. Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është një nga artistët që ka ekspozuar vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit.

Edhe pse brenda rregullave të ashpra të Bashkimit Sovjetik, ai arriti të krijojë vlera artistike të rralla. Ai mbeti artisti i ngjyrave origjinale dhe trumfator i lirisë krijuese në art. Këto vepra ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare gjatë viteve ’65-’80. Ndër vite është vlerësuar dhe nderuar me disa çmime, ndërsa në vitin 1969 mori titullin “Artist i Merituar” dhe më 1979 titullin “Piktor i Popullit”. U nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës” (2004). Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetra breza artistësh të cilët koontribojnë sot në skenën e artit shqiptar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME