Deputetja e PL Erisa Xhixho është përkrah nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, kundër vendimit arbitrar dhe antiligjor të qeverisë Rama.
Ndërsa shkollat dhe universitetet boshatisen përditë, kjo qeveri u mbyll dyert institucioneve arsimore duke shkelur hapur ligjin.
Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” është dëshmia më e qartë se sa e vlerëson kjo qeveri arsimin.
Vendimi arbitrar i qeverisë Rama tregon rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm që nuk është klient i saj.
Mësuesit që hidhen në rrugë dhe nxënësit e traumatizuar në fillim të vitit shkollor janë alarmi më i fortë për situatën në të cilën ndodhet arsimi sot.
Nëse mbyllni derën e një shkolle, do të hapni derën e një burgu. Kjo është thirrja e kësaj proteste.