Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËShBA fut në listë të zezë “arkitektin e patronazhistëve” të Bosnjës

ShBA fut në listë të zezë “arkitektin e patronazhistëve” të Bosnjës

Amerikanët vazhdojnë t’i përdorin sanksionet në një mënyrë të pakuptimtë në Ballkan. Kriteret mbi të cilat Uashingtoni vendos mbeten flu. Pra së fundmi, në Bosnjë është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ish kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç (në foto në mes).

Autoritetet në SHBA bënë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH” thuhet në shpjegimin e vendimit.

Por tre vite më pas, në Prill 2021, në zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën vetëm të dhënat e pensionistëve, por ato të 900 mijë qytetarëve në një masë shumë më të gjerë, dhe ShBA jo vetëm s’e ka përmendur asnjëherë këtë fakt, por nga ana tjetër e etiketoi Fitoren e tretë të Edi Ramës si “historike”.

Pra është shumë e vështirë të kuptosh se si i dizenjojnë diplomatët, kandidatët për listën e tyre të zezë, apo ndoshta duke vendosur vetëm nga interesat e çastit, lobimet dhe pa pyetur fare për standarte dhe parime të njëjta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME