Presidenti Bajram Begaj ka thirrur krerët e grupeve parlamentare për takim për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Sot në orën 13:00 do të takojnë presidentin:Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të enjten kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të jetë në presidencë. Ndërkohë nesër pritet të jetë takimi i Begajt me Enkelejd Alibeaj.
Sipas ligjit, presidenti është figura kryesore që ka kompetencë të dekretojë mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Këtu përfshihen ato vendore dhe të përgjithshme. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.