Rezultate impresionuese dhe prova force të skuadrave në të martën e Champions, mbrëmja e tretë e katër grupeve të para. Napoli është i përbindshëm në Amsterdam, duke përmbysur Ajax me një 1-6 spektakolare. Inter kthehet në lojë, duke mposhtur Barcelonën, në tentativë për të qenë skuadra e dytë e kualifikuar, pas Bayern. Tronditet Atletico e mundur 2-0 në Belgjikë, ndërsa Porto
GRUPI A
Napoli mposht Ajax 6-1 dhe ruan me vendosmëri kryesimin e Grupit A. Djemtë e Spallettit kalojnë në disavantazh në minutën e 9′ të ndëshkuar nga një gol me fat i Kudus. Reagimi është i jashtëzakonshëm, duke e përmbysur që në pjesën e parë me golat e Raspadorit, Di Lorenzo dhe Zielinskit. Në pjesën e dytë ndeshja nuk pati më histori me Raspadorin (dygolësh), Kvaratskhelian dhe golin e Simeones. Tashmë 1/8 është një hap larg. Për të rrëmbyer kalimin do të mjaftojë një barazim të mërkurën e ardhshme në “Maradona” kundër holandezëve
Në grupin e dominuar nga Napoli, është Liverpooli që ndjek në vendin e dytë me gjashtë pikë. Reds rigjejnë një fitore sezonale që kishte munguar që nga 14 shtatori, falë një 2-0 në shtëpi kundër Rangers. Golat e Alexander-Arnold me goditje dënimi në minutën e 7-të dhe Salah me penallti në minutën e 53-të ishin vendimtarë. Goditjet standarde ishin thelbësorë për skuadrën e Klopp, ende në kërkim të formës më të mirë. Akoma më keq skocezët, në fund të renditjes së grupit me ende zero pikë pas tre ditësh.
GRUPI B
Bruges është gjithnjë e më befasues në krye, me pikë të plota, në grupin B. Fitorja e tretë në po aq ndeshje në fakt për belgët, triumfues në shtëpi 2-0 ndaj Altetico Madrid. Sowah dhe Jutgla shënuan nga një gol në çdo pjesë. Griezmann humbi një penallti në minutën e 76-të dhe skuadra e Simeones mbetet me vetëm tre pikë. Një renditje që sheh me tre pikë edhe Porton e Leverkusen. Në përballjen në Do Dragao, golat e Zaidu në minutën e 69-të dhe Galenus në minutën e 88-të i dhanë Conceicaos një 2-0 që vlen fitoren e parë në këtë Champions League.
GRUPI C
Bayern Mynih vazhdon të jetë me pikë të plota dhe vendin e parë pothuaj të hipotekuar. Në Grupin C rëndëi të madhe kishte fitorja e Inter, që mposhti 1-0 Barcelonën në Champions League. Tre pikë fondamentale për ecurinë zikaltër në kërkim të kualifikimit. Në Meazza, zikaltrit e Simone Inzaghi luajtën një ndeshje kompakte e të ndërtuar mbi kundërsulmet. Aksioni vendimtar erdhi në shtesë të pjesës së parë me të djathtën kirurgjike të Calhanoglu në hyrje të zonës. Në pjesën e dytë, reagimi i Barcelonë së Xavi solli në shtyllën e Dembélé e një gol të anulluar të Pedrit.
GRUPI D
Rrëzimi i Sporting në ndeshjen me Marseille nuk shfrytëzohet as nga Eintracht e as nga Tottenham. Gjermanët dhe anglezët e Conte duhet të kënaqen me vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh, 4, pas barazimit në Gjermani. Një 0-0 pa emocione të mëdha dhe që i jep Contes një fazë kthimi të komplikuar.
Champions League Group A
Ajax 1-6 Napoli
Liverpool 2-0 Rangers
Champions League Group B
Club Brugge 2-0 Atletico Madrid
FC Porto 2-0 Bayer Leverkusen
Champions League Group C
Bayern Munich 5-0 Viktoria Plzen
Inter 1-0 Barcelona
Champions League Group D
Marseille 4-1 Sporting CP
Eintracht Frankfurt 0-0 Tottenham Hotspur