Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËKush do të jenë dy prezantueset e Këngës Magjike

Kush do të jenë dy prezantueset e Këngës Magjike

Kënga Magjike e këtij viti ka ardhur me shumë risi, që tek artistët performues e deri tek struktura e festivalit, që ka përfshirë edhe një natë të katërt finale ndër të tjera. E ndërsa pak kohë më parë u aludua që një prej bashkë-prezazntueseve të Ardit Gjebreas në edicionin e këtij viti mund të ishte Luana Vjollca, mesa duket e vërteta është ndryshe.

Kështu netët finale të edicionit të 23-të të festivalit të rëndësishëm të muzikës, do të prezantohen sigurisht nga vetë Gjebrea dhe nga moderatorja Eva Murati e aktorja Olta Beqiri. Dy vajzat e televizionit do të jenë në krah të artistit në Pallatin e Kongreseve, në nëntor.

Eva Murati është një moderatore e njohur e televizionit shqiptar, me një karrierë që ka nisur që në moshën 15-vjeçare, ndërkohë wë së fundmi e kemi parë të fokusuar tek programet sportive e sidomos në “Champions League”. Olta Beqiri ndërkohë është një aktore e re, e njohur në rrjetet sociale dhe që famën e fitoi më së shumti me pjesëmarrjen në serialin “Snob”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME