Lil Keed, një reper i labelit Young Stoner Life të Young Thug, vdiq të premten në Los Angeles. Ai ishte 24 vjeçar.
Një përfaqësues konfirmoi vdekjen e muzikantit për New York Times të shtunën, disa orë përpara se Keed të planifikohej të performonte në një festival muzikor në Charlotte, NC.
Lajmin tragjik e ka konfirmuar përmes Instagramit edhe vëllai i Keed, reperi Lil Gotit.
“Nuk mund të besoj se të pashë të vdisje sot vëlla,” shkroi ai. “Bëra të gjitha thirrjet e mia dhe e di se çfarë do që unë të bëj dhe kjo është e vështirë për mamin babin, vëllezërit tanë Naychur dhe Whiteboy”.
Vdekja e Keed vjen vetëm disa ditë pasi mentori Young Thug dhe shoku i tij reperi Gunna u arrestuan me akuza të lidhura me bandën në Atlanta./Prive.al