Roma merr një tjetër fitore në kampionat duke vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Skuadra e Mourinhos mori një fitore 2-1 ndaj Lecces në Olimpico.
Smalling zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 6-të, ndërkohë që verdhekuqtë mori një lajm të mirë pas ndëshkimit me karton të kuq të Hjulmand nga miqtë. Gjithsesi Lecce befasoi në minutën e 39-të, duke barazuar me Strefezza.
Në fillimin e pjesës së dytë, verdhekuqtë fituan një penallti që do të kthehej në gol nga Dybala. Roma administroi rezultatin deri në fund dhe tashmë ngjitet në vendin e 5-të me 19 pikë