Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha akuza Ramës dhe Tahirit: Kryen krime lufte në Lazarat! Do të...

Berisha akuza Ramës dhe Tahirit: Kryen krime lufte në Lazarat! Do të ngrihen grupe hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer krime kundër njerëzimit me oporacionin antidrogë në Lazarat. Pas takimit me banorët e Lazaratit, thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre.

U ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat. Në ato rrëfime konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat, krime të vërtëta me operacionet antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë hezituar t’i vendosur tyta automatiku në gjoks fëmijëve 2-3 vjecar. Terorrizëm të tillë, banorët nuk e kanë parë në të gjithë ekzistencën e tij. Garantoj banorët se shumë shpejt do organizojnë grupe hetime, do marrin ndëshkimin e merituar.

Vizitova Dervianin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti, tokat e mbetura djerrë. Ajo zonë ka ende 5 ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Zonat kanë qenë të shtypura, sot ndihen të braktisura. Ju thashë, Edi Rama mund të vijë e të thojë fjalë greqisht, por është armik i lirive të tyre. Bëj thirrje të gjithë banorëve të jugut të lidhemi në një betim solemn, të lëmë dallimet partiake, sot armik i lirive të tyre është sekti i Rilindjes që vjedh e plaçkit çdo ditë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME