Uncategorized

Gjendet në Vlorë makina e grabitur tek “Pushimi i shoferit” në Lushnje

Fier – Automjeti tip Benz që u grabit në orët e para afër mesnatës në autostradën Fier – Lushnje tek vendini quajtur “Pushimi i shoferit” është gjendur e parkuar në lagjen “Pavarsia 2 ” në qytetin e Vlorës.

Në vendgjarje ka shkuar policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Policia

Në vijim të punës policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ku në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, u vodh me dhunë një automjet tip “Benz”, shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button