Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPëllumbat e lirisë.

Pëllumbat e lirisë.

Nga Azgan Haklaj – Një komb- një shtet!

Me dt 16-të maj të vitit 1999-të ranë në fushën e nderit dy personalitete të shquara të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar, dy veprimtarë të shquar të çeshtjes kombëtare, që luftuan njëri me penë për bashkimin e trojeve etnike dhe tjetri me pushkë për shembien e kufijëve ndërshqiptarë vendosur padrejtësisht mes tyre, Ukshin Hoti dhe Abaz Thaçi (Komandant Bjeshka).

Jetëshkrimi i Ukshin Hotit deshmon një veprimtari të dendur politike, patriotikike, kombëtare, akademike, diplomatike.

Për tre dekada denoncoj dhunën barbare të makinës shtetërore të sllavëve mbi popullin e Kosovës, mbrojti vlerat demokratike, formësoj mendimin politik, frymëzoi luftën për liri, kryengritjet për çlirimin kombëtar, bashkimin e trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb të shqiptarëve.

Profesori i filozofisë dhe i Drejtës Ndërkombëtare, disidenti, veprimtari i shquar i çeshtjes kombëtare, autori i veprave “Lufta e ftohtë”, “Bisedë mes hekurave të burgut”,”Filozofia politike e çeshtjes shqiptare,”ishte i pari që shkroi për demokracinë autentike.

Qysh në vitet 70-të Ukshin Hoti ka kundërshtuar fort regjimin jugosllav në Kosovë.

Në protestat e studentëve të vitit 1981 mbështeti kerkesat e tyre për shpalljen e Kosovës Republikë.

Për këtë përkrahje u arrestua dhe u denua 9 vite burg, gjykata supreme e zbriti në 3.5 vite në vitin 1984.

Patrioti i pathyeshëm i Kombit Shqiptar, filloi kështu kalvarin e gjatë ku u farkëtua për qëndresën epike, në burgjet e Prishtinës, Zagrebit, Lubjanës, Gjilanit.

Kështu nisi saga e profesorit, filozofit, që kishte më të shtrenjtë se gjithçka lirinë e Dardanisë, iluministit që endërronte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.

Për më shumë se tre dekada deviza e tij ishte “Një Komb – një Shtet”.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1985 vazhdoj papushim veprimtarë e tij kombëtare.

Në vitin 1992, në fshatin Brestovec, në Rahovec organizoj një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe 2 vite më parë, ku pati përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe trupave policore kriminale të Jugosllavisë, e ku u plagosën shumë qytetarë.

Në vitin 1993 iu bashkua Partisë së Unitetit Kombëtar, UNKB-së, e cila kishte në program bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Kur pa se dhuna dhe represioni sllavë ndaj shqiptarëve po rritej Ukshin Hoti në një homazh për deshmorët e renë në demostrata, në vitin 1994 doli haptasi me idenë e krijimit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës.

Përsëri u arrestua dhe u denua me 55 ditë burg.

Po në ketë vit u denua 5 vjet burg të cilat i kaloi në burgjet e Nishit dhe Dubravës.

Parlamenti Europian kërkoi lirimin e tij në vitin 1998-të, por autoritetet jugosllave refuzuan kategorikisht.

Kësaj kërkese barbarët sllavë iu përgjigjen duke bombarduar fshatin e tij të lindjes Krushë e Madhe në vitin 1999-të.

Pas bombardimit forcat serbe hyjnë në shtepinë e tij, e bastisën dhe shkatërruan gjithçka.

Vellai i tij Ragipi u gjend i vdekur, rreth dy muaj me vonë, në një fshat tjetër, aty afër.

Edhe babai i tij u plagos në krah gjatë granatimeve serbe, në një fshat ku ishte strehuar.

Me 16-të maj të vitit 1999-të, kur i kishte ardhur dita e lirisë, autoritetet e burgut e nxorën në oborr gjoja per ta liruar, por gardianet e këtij burgu e rrëmbyen dhe e zhdukën pa gjurmë, në ditën e tij të lirisë dhe në agun e lirisë së Kosovës, që kishte sakrifikuar dhe endërruar tri dekada.

Keshtu u shua Volteri shqiptar në burgun e Dubravës ku tre ditë më vonë u masakruan qindra të burgosur nga makineria vrasëse e Millosheviçit.

Në të njëjtën ditë, me 16-të maj të vitit 1999-të ra në betejat e Koshares, Komandant “Bjeshka”, Abaz Thaçi.

Ai ra për të mbetur në pavdeksi, simbol i lirisë dhe shkuljes së piramidave e heqjes së kufijëve ndërshqiptarë.

 Ra në Mekën dhe Jerusalemin shqiptar, në rrasat e të cilës u nënshkra, me gjakun e deshmorëve, liria dardane.

I kam trajtuar hollësisht në një cikël shkrimesh kushtuar UÇK-së, betejave të saj në Koshare aktet heroike, luftën spartane, qëndresën homerike të dragojëve të lirisë që sakrifikuan jetën për çlirimin e Dardanisë “Kosovës”.

Çfardo që të them nuk mund ta përshkruaj më bukur veprën e Komandant “Bjeshkës”, Abaz Thaçit se vargjet e këngës interpretuar nga bilbili i Kosovës, Shkurte Fejza.

“Më mori në krah’ zogu i lirisë

Bashkë me frymën e pranverës

S’po di këngën si ta nis’

Si t’ja hap kujtimit derën”,  apo vargjet lapidare të këngës së interpretuar me mjeshtëri nga kollosi Ilir Shaqiri :

“Si lahutë me këng’ kreshnike

Pushka maleve ushtonte

N’qiell t’Kosovës heroike

Si një pllumb shpirti flutronte

Jam Drenica zemrën sa bjeshka

Për Kosovë s’më dhimbet jeta

Abaz Thaçi emrin ma thonë

Jam vet’ balli me shqiponjë”.

O ju shqipe kah’ flutroni

Në Drenic’ kur të shkoni

Thujni nënës mos maj zi

Theva kufirin Shqipri- Shqipri”

Abaz Thaçi është dalluar në beteja si një ushtarak me profesionalizëm të lartë e heroizëm të rrallë.

Në çdo përvjetor të Luftës së Koshares, Qabes’ së lirisë dardane, simotër e betejave të termopileve dhe qerbelasë, në cdo përvjetor të çlirimit të Dardanisë “Kosovës” e pavarësisë së saj kujtohet dhe vepra sublime e Abaz Thaçit.

Kujtohet me pietet Ukshin Hoti që shkriu gjithçka të shtrenjtë për Atdheun.

Ai e dha lirinë e tij, jetën e vet dhe sakrifikoj dhe familjen familjen.

Lavdi dallëndysheve të lirisë.

Lavdi deshmorëve të kombit , shpirtërat e të cilëve fluturojnë si pëllumba mbi qiellin e lirë të Dardanisë.

Lavdi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME