Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Qeveria Rama nuk jep as një kafe në ditë për pensionistët

Meta: Qeveria Rama nuk jep as një kafe në ditë për pensionistët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë Rama se po i shpenzon paratë e buxhetit të shtetit për afera korruptive. Ai tha se kryeministri në vend të kësaj duhet të ndihmojë pensionistët. Ish-presidenti reagoi pas miratimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për dhënien nga 100 euro shtesë për pensionistët e vendit.

Lexo më shumë: Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës u jep 100 euro shtesë pensionistëve për muajin tetor

“Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë. 100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë  pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor. Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë. Paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncesionet, ndërsa për  pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme”, tha Meta.

Edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një paketë masash për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve. Paketa kapte vlerën e mbi 350 milionë euro. Nga kjo paketë përfitojnë mbi 91 mijë pensionistë do të ndihmohen me 1500 dinarë, ose 24 euro në muaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME