Lushnje – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Kamionçina që vinte nga Elbasani dhe ishte drejtuar për në Fier ishte e ngarkuar me mobilje.
Drejtuesi i mjetit ka pohuar se ka dëgjuar një zhurmë nga pas kamionçinës e më pas ka parë flakët.
Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, nuk ka shpëtuar asgjë, as makina, as ngarkesa.
Policia
Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.