Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDigjet kamioçina me dyshekë e mobilje në autostradën Lushnje - Fier ...

Digjet kamioçina me dyshekë e mobilje në autostradën Lushnje – Fier (vidio)

Lushnje – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Kamionçina që vinte nga Elbasani dhe ishte drejtuar për në Fier ishte e ngarkuar me mobilje.

Drejtuesi i mjetit ka pohuar se ka dëgjuar një zhurmë nga pas kamionçinës e më pas ka parë flakët.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, nuk ka shpëtuar asgjë, as makina, as ngarkesa.

Policia

Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME