Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se duhet të nisim negociatat e vonuara të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Në një reagim në Twitter, ministrja gjermane shkruan:
Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet të qëndrojmë pranë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe #Maqedoninë e Veriut.