Tiranë – Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Myslym Shyri”, në kryeqytet.
Policia tha se shtetasi i A. Q., 35 vjeç dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.