Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAtletico Madrid ‘pushton’ San Mames, Griezmann rrëzoi Athletic Bilbaon

Atletico Madrid ‘pushton’ San Mames, Griezmann rrëzoi Athletic Bilbaon

Në pritje të El Clasico, që do të ndezë ditën e nesërme, Atletico Madrid buzëqesh. Colchoneros mposhtën Athletic Bilbao, duke pushtuar San Mames pas pesë vitesh. Përcaktues ishte goli i Griezmann, së bashku me veprimet në mbrojtje të Reinildos dhe pritjet e Grbic, që zëvendësoi Oblak të dëmtuar. Në ndeshjet e tjera, fitoi edhe Sevilla: 1-0 ndaj Mallorca. E mbyllën në barazim Valencia-Elche (2-2), me një dygolësh të Cavani dhe Girona-Cadiz (1-1).

Pas pesë vitesh, Atletico Madrid triumfoi në San Mames. Mbyllet 1-0 ndaj Athletic Bilbao nën shenjën e Griezmann dhe Reinildo, vendimtar në mbrojtje. Pak emocione në pjesën e parë, shumë e bllokuara dhe me mbrojtjet në fuqi. Mundësia e parë ishte për Athletic, i shtyrë nga ‘nxehtësia’ e San Mames. Iñaki Ëilliams u shfaq përballë Oblak, pa mundur të shënojë. Nga ana tjetër, Atletico pa t’i anulohet avantazhi në minutën e 10′. Morata shënoi, duke kaluar Unai Simon, por kishte një faull të mëparshëm ndaj Yeray. Ritmi ishte i lartë, por nuk pati raste të tjera, ku Bilbao pati vetëm zotërimin e topit. Kështu, në pushim shkohet në një 0-0, që nuk zgjati shumë.

GRIEZMANN E REINALDO

Në minutën e 47′ Morata shërbeu për Griezmann, i cili ndëshkoi baskët dhe firmos golin e 100-të me Colchoneros. 1-0 për Atletico dhe festë për Grizoun, i sapo blerë përfundimisht nga Barcelona me një zbritje të madhe për Madrid. Simeone humbet Oblak, sërish i dëmtuar pas një përplasjeje me Berenguer dhe rrezikoi shumë. Grbic i sapofutur bëri shpëtimtarin në goditjet me kokë të Raul Garcias dhe Inigo Martinez. Mendoi Reinildo të mbrojë portën e Atletico, me tre ndërhyrje të jashtëzakonshme që i lejuan të vendosë firmën e tij te fitorja. Simeone kalon kështu në vendin e tretë, -3 nga Reali dhe Barcelona, në prag të El Clasico.

Spain LaLiga Santander
Girona 1-1 Cadiz
Valencia 2-2 Elche
Mallorca 0-1 Sevilla
Athletic Bilbao 0-1 Atletico Madrid

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME