Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy standarte/ 22.4 mln lekë gjobë çiftit të moshuar, rikonstruktuan banesën e...

Dy standarte/ 22.4 mln lekë gjobë çiftit të moshuar, rikonstruktuan banesën e shembur nga tërmeti (foto e vidio)

Lushnje – Po riparonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti dhe me leje, INUK gjobit çiftin e të moshuarëve Dervishi në fshatin Kryekuq të njësisë administrative Rremas të bashkisë Dvjakë

Familja e Misir Dervishit në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjakë është gjobitur nga INUK në shumën e 22 400 000 milionë lekëve të vjetra për ndërtim pa leje. Akti i konstatimit u krye nga fundi i muajit gusht të këtij viti ndërkohë që zarfi me fletën e gjobës i ka mbrritur në fillim të muajit tetor.


Por si qëndron e vërteta e ndërtimit pa leje?!


Nga biseda me palën e dëmtuar mësojmë se Misiri së bashku me bashkëshorten e sëmurë Mirën dhe djalin e sëmurë (merr KEMP) jetojnë në një godinë tejet të amortizuar deri në vitet 1991 kanë qënë depo të kooperativës , ndërtim pa kollona.
Nga tërmeti i rënë në muajin Nëntor i dy viteve më parë banesa pësoi dëmtime dhe për këtë Misiri shkoi në bashkinë Divjakë për të kërkuar ndihmë ekonomike për riparim dhe atje drejtues të bashkisë i thanë që ndihmë monetare nuk kemi por po të japim leje për riparim. Të nisnin riparimet nuk kishin para dhe një pjesë i grumbulluan për dy vjet dhe nisën punën. Teksa po hiqnin suvanë me puntorë u shemb muri i dëmtuar nga tërmeti sepse janë banesa pa kollona.

Misiri pohonë se mqs ra muri e çatia mbi ato themele ngritëm kollona dhe muret, diku me lekë e diku me borxhe, thotë ai, pasi jemi dy pleq, gruaja e sëmurë dhe djali epileptik dhe me polimelit mer KEMP, nuk kemi. Dimret i kemi kaluar në të ftohtë sepse shiu që binte futej në banesë.
Një ditë na vjen policia dhe INUV konstatojnë që po kryenim punime edhe pse u thamë që kemi leje, banesa ka qënë dëmtuar nga tërmeti, u tregova fotot dhe dokumentat e bashkisë, ata bën proces verbalin dhe ikën. Disa dite me pare nga vjen zarfi dhe gjoba 22 milione leke te vjetra dhe 400 mije te tjera nga pas, thonë ata

Nga ana tjetër bashkëshortja e tij Mira thotë se nuk kanë të ardhura veç pensionit të bashkëshortit dhe KEMPit djalit. Nuk po bënim vila, po riparonim banesën e dëmtuar nga tlrmeti sepse nuk na e riparoi shteti që i paguajmëçdo taksë, me leje e kishim. E kemi apeluar, morëm një avokat që plotësoi dokumeta nga ana ligjore e presim çfarë do bëhet, nuk kemi të paguajmë, spo e nxjerrim muajin me buke, thotë ajo.

Misiri shtonë se në fshat bashkëfshatarë të tij kanë kryer ndërtime të reja me apo pa leje nuk dihet por nuk u ka ardhur njeri për kontroll ndërsa mua që ditën e dytë policia dhe gjoba

INUV i qarkut Fier i kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtori Rrapo Mehmeti ka pohuar se zona e Divjakës është zonë e brojtur dhe ka status të veçantë. Ka qënë një telefonatë në sallën operative të policisë Divjakë e më pas grup policor, përfaqësues të INUV të rrethit Lushnje dhe prokuror kanë shkur, kanë kryer kontrollin e akt konstatimit. Ka qënë drejtora e përgjithshme e INUK në Tiranë që ka vendosur gjobën 22 400 000 lekë të vjetra. Pala e dëmtuar të ndjek proceduarat e ankimimit , përfundoi Mehmeti/ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME