Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Laçi dhe Vllaznia bëjnë “paqe”. (vidio)

Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Laçi dhe Vllaznia bëjnë “paqe”. (vidio)

Tirana është rikthyer te suksesi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Bylisit. Bardheblutë vuajtën në stadiumin Adush Muça, megjithatë ia dolën të merrnin pikët e plota falë një goli të Florent Hasanit në pjesën e dytë.

Sulmuesi anësor shfrytëzoi një asist të Ismajlgecit dhe me të majtën e dërgoi topin në trekëndëshin e ballshiotëve. Tirana rikthehet në krye të klasifikimit edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin , me nga 15.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së tetë, ajo mes Laçit dhe Vllaznisë përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Akinyemi, megjithatë shkodranët rikthyen baraspeshën në minutën e 67-të falë golit të Herald Markut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME