Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLENga shtëpi e vjetër në vilë moderne pushimi

Nga shtëpi e vjetër në vilë moderne pushimi

Me pamjen e jashtme, shtëpia e pushimit familjar e rikonstruktuar thekson më të bukurën e rrethinës së saj

Bëhet fjalë për natyrën e pastër që frymëzon relaksim, harmoni dhe paqe.

Studio arkitekturore e shndërroi vilën e vjetër në një ndërtesë moderne të përshtatshme për standardet botërore dhe megjithatë në harmoni me objektet përreth, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e vjetër

Pjesa më e madhe e fasadës është e veshur me dërrasa druri. Një tarracë e madhe e mbuluar e hap shtëpinë drejt pyllit që ndodhet në atë anë të shtëpisë. Fasada theksohet nga ndriçimi diskret, i cili vjen në shprehje të plotë në mbrëmje.

Vila është e ndarë në dy nivele. Një pjesë të mirë e katit të sipërm e zë tarraca. Priten panele të mëdha xhami. Panelet e xhamit të nivelit të poshtëm pikërisht nën tarracë, janë sipërfaqe të jashtëzakonshme.

Veranda është interesante si motiv arkitektonik, pikërisht sepse redukton ekspozimin dhe krijon një dozë të caktuar distance.

Vila ka një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë. Është shumë funksionale dhe e pajisur në mënyrë moderne.

Zona e ndenjes është unike dhe një pjesë e katit të sipërm është nën çatinë e pjerrët, e cila jep një dozë romantike të nevojshme për hapësira që kanë një qëllim të veçantë si kjo.

Shtëpia e pushimit duhet të projektohet që të mos rëndojë, por të na “funksionojë” me prakticitet dhe estetikë. Kjo vilë e rindërtuar u siguron pronarëve të saj pikërisht këtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME