Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy të arrestuar dhe 4 në hetim të lirë nga policia në...

Dy të arrestuar dhe 4 në hetim të lirë nga policia në 24 orët e fundit

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. T., 32 vjeç, banues në Zhupan, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Y., banues në Mallakastër, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu, pa leje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. M., 35 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, në Belinë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-C. C., 68 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi duke drejtuar auotomjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. I. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi N. I, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. L. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin T. A. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjerë të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan për në banesë.
U kryen veprimet administrative me drejtuesit e automjeteve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME