Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e enjte, do të vizitojë Shqipërinë.
Sipas axhendës, Ursula von der Leyen do të mbërrijë në orën 14:30, ku do të pritet me një ceremoni mikpritje në aeroportin “Nënë Tereza”.
Më pas presidentja e KE-së do takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të presidentes së KE me kryeministrin.
Axhenda:
14.30-Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar ”Nënë Tereza”.
15.45-Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri.
16.30-Konferencë për shtyp mes Ramës dhe Ursula von der Leyen.