Përdoruesit e Twitter që kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë.
Verifikimi në Twitter deri më tani u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Por sipas një raporti ,tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet. Ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë.
“I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani,” shkroi Musk në platformë. Kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium Twitter Blue nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Sapo të fillojë politika e re , përdoruesit do të kenë 90 ditë për t’u abonuar ose do të humbasin shenjën e tyre blu. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë me përdoruesit në vendet ku nuk është i disponueshëm. Twitter Blue i lejon përdoruesit të modifikojnë postimet, të ngarkojnë video në 1080p dhe ofron akses në artikuj pa reklama.
Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë. Përveç kësaj, CEO i Tesla ka komentuar se synon që reklamat të gjenerojnë më shumë të ardhura