Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAlibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka “sqaruar” se cila është procedura e regjistrimit të partive politike. Lidhur nga debatet për vulën në PD, emisioni “Opinion” transmetoi një reagim që kishte marrë nga ky institucion. KQZ specifikon se për regjistrimin duhet mes të tjerash edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

“Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ ka detyrimin te paraqesë në këtë institucion, krahas të tjerave, një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Sipas ligjit për partitë politike është kjo gjykatë e cila mban Regjistrin e Partive Politike. Ky regjistër sipas këtij ligji përmban krahas të tjerave: Numrin rendor të regjistrimit; Emrin e plote te partisë; Inicialet e partisë; Stemën e partisë dhe Emrin e kryetarit te partisë.

Keto elemente i përmban/duhet ti përmbajë vërtetimi i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kërkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt” – thuhet në reagimin e KQZ-së.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit krahu i Berishës u regjistrua në zgjedhje nën siglën e LSI-së. Edhe pasi Basha dha dorëheqjen pas atyre zgjedhjeve dhe gjykata e Tiranës njohu më 25 mars statutin e Berishës, ende në regjistër Basha figuron kryetar i PD-së. Çështja i ka kaluar Apelit dhe pritet që së shpejti të ketë një vendim të formës së prerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME