Pas Lushnjës tronditet edhe Fushë Kruja. Mediat raportojnë se në këtë qytet ka pasur një shpërthim në një banesë. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.
Më herët një shpërthim u regjistrua në një banesë të Lushnjës. Shpërthimi ndodhi në lagjen “18 Tetori”. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku. Ai ndodhet aktualisht në emigrim.
Në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Ata kanë marrë në pyetje familjarët dhe po përpiqen të kuptojnë motivet e ngjarjes.