Lushnje – Një shpërthim I fuqishem ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rrethë orës 22 e 15 në nje automjet i parkuar në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “18 tetori” në Saravë të Lushnjes pranë ish thertores së vjrtër
Burime nga vëndi i ngjarjes por edhe ato nga grupi hetimor pohuan se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku i cili prej 5 vitesh jeton emigrant në Angli. Banesën ja ka lënë të motrës së tij e cila jeton me bashkëshortin Altin Lamçe dhe dy fëmijët dhe mamanë e saj.
Ndërkohë që familjarët ku ndodhi ngjarja nuk folën, komshinjë të tyre pohuan se Altini njihet njeri i qet e familje puntore. Ai prej disa vitesh shet fruta perime në tregun e shumicës në Lushnje. Ndërsa edhe pronari i banesës Altin Turku nuk ka pasur probleme në qytetin myzeqar. Si Turku ashtu edhe Lamçe nuk figurojnë të skeduar në dosjet e policisë së këtij qyteti pohuan burime informacioni nga policia lushnjare.
Në vendngjarje si mbrëmë ashtu dhe mëngjesin e sotëm shkoi grupi i ekspertëve, grupi hetimor dhe prokurori i gatshëm.
Sipas informacioneve të marra mësohet se dy janë pistat e hetimit, cështje konkorence, por nuk është shumë e besueshme kjo pistë, si dhe gabim shënjestre. Pista e dytë është më e besueshme pasi vetëm pak metra më poshtë banesës ku ndodhi shpërthimi në avllinë e banesës, ndodhet një banesë e cila banorët nën zë thoshnin se ësbtë e një personi shumë të njohur në botën e krimit në Lushnje.
Gjirhsesi do të jenë hetimet e prokurorisë dhe të policisë ata që do zbardbin këtë ngjarje pasi deri më tani janë në kuadrin e hamëndimeve.
Policia ka marrë në pyetje familjarët si dhe persona të tjerë duke i pyetur rrethë ndonjë konflikti të mundshëm vite më parë për banuesin Altin Lamçe si dhe pronarin e banesës Arben Turku.