Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËAnaliza/ Ish LSI Fier pritet të marr 40% të votave PS-së, ja...

Analiza/ Ish LSI Fier pritet të marr 40% të votave PS-së, ja pse.

 Skenari i Divjakës dhe Lushnjes pritet të ripërsëritet frikshëm por duke u thelluar në rrjedhje votash deri me 9500 vota në Fier. Pse? Cili është shkaku?!

Ja faktori i panjohur që PS po nënvleftëson në Fier.

Lushnja dhe Divjaka ishin dy bashkite që patën humbjen katastrofike në zgjedhjet e fundit parlamentare. Humbje që patën jehonë të madhe dhe ndikuan bashkë me bashkite e tjera të qarkut Fire në rezultat tejet negativ për partin Socialiste .

Ndryshe ishte me Qarkun e Elbasanit, por të qëndrojmë pak në Fier

Fieri pati një rezultat më pak negativ si pasoj e nje fryme të re te implementuar nga kryeministri Rama muajt e fundit . Në rast se nuk do kishte pasur nje frymë ndryshimi atëhere rezultati për Fierin do ishte mese katastrofik me mbi -5000 vota.

Por ndryshimi zgjati shum pak dhe vorbulla e llumit përmbyti dhe ato dy tre punë dhe ndryshime të bëra, dhe faktori negativ u ricikluan shumë shpejt nga “zanaçinjtë e vjetër” dhe te paskrupullt, shpifës e intrigantë, të korruptuar deri në palcë .

Kjo fryme e korrupsionit dhe intrigës ka krijuar nje faktor të panjohur në gjithë partinë socialiste Fier saqë do jet vendimtare në zgjedhjet lokale . Gjueti shtrigash brenda lloit, pushime hakmarrese nga puna brenda lloit me kosto deri në – 500 vota farefisnore për një person të pushuar ose sulmuar .

Pakënaqsia brenda llojit vjen si pasojë e uzurpimit të posteve drejtuse dhe posteve të mira të punës nga njerëz medioker dhe pa kontribute në parti duke përfituar nga lidhjet nepotike , klanore ,  apo vende vende dhe kundrejt shumave financiare, drejtorë dhe shefa për shumë vite në një post pa lënë mundësinë e riciklimit . Ky grupim ka krijuar aq shumë antipati dhe urrejtje mes socialistëve saqë disa medojnë ta hedhin kundra votën, ndërsa shumica dërmuse mendojnë ti japin mësimin e duhur duke hedhur votën në një parti të majte si PL ose ish Levizjë Socialiste për Integrim ku kanë dhe kontakte miqësore e shoqërore dhe duke qëndruar në një parti të majtë sic janë dhe vetë, por që klani brenda llojit ka uzurpuar PS Fier dhe çdo gjë mundohet ta vendosi ne shërbim të klanit të xhaketave të vjetra ose hienave si i quajti Rama në takimin e fundit me socialistët në Fier. Ndaj dhe FAKTORI PANJOHUR është vendimtari që do i japi një mësim strukturave klanore brënda llojit dhe PS në Fier. Shumë të tjerë thjeshtë do votojnë kundra PS dhe pikë, vetem dhe vetëm që këta të klaneve të ikin.

Kohë më parë u ndryshuan disa drejtorë para zgjedhjeve te lakuar kryesishtë për korupsion, neglizhencë apo paaftësi, apo lojë e Petro Koçit i cili arriti deri aty sa u shpreh dhe vet në një intervistë kur denoncoi për tenderat koruptivë, por kur u thirr nga SPAK-u pohoi se kish bërë deklaratë politike për të mbështetur dhe inkujaruar luftën dhe punën e nisur të organieve të drejtësisë.

Kjo shpresë u shua shpejtë dhe krijoj dy rryma brenda ne PS ku “rryma e re” mori teren shpejt ndaj “rrymës së vjetër” të Petro Kocit që ndodhet në minorancë sa edhe vet Petro Koçi në ambiente publike pohonë se e mbështet punën e mirë të kryebashkiakut Subashi. Kjo u duk qart edhe në pjesmarrjen e takimeve të kryesocialistit Edi Rama në vizitën e fundit në Fier ku tejmbushi sheshet dhe falenderoi Subasgin për punën e mirë të bërë në dy manate qeverisës duke lënë të nënkuptohet se 99% Subashi e ka “në xhepin ” e majtë të këmishës mandatin e tretë për të rikandiduar për në krye të bashkisë Fier për tëpërfunduar punët e nisura. 

Në kushte të tilla FAKTORI I PANJOHUR vlerësohet të ketë aritur në 40 % kundër, pohonë rryma e vjetër, ndërsa rryma e re pohonë se jemi në drejtimin e duhur dhe fitorja është e sigurt, do të ruajmë rezultatin e votimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare tp 2021.

FAKTORI PANJOHUR i shikon gjithë padrejtesitë brenda llojit dhe kur nuk funksionon sistemi kontribut-meritë dhe perifitimet, dhe emërimet janë për nipër e mbesa , vllezër e motra apo dhe klientë të tenderave dhe qokave ekonomike .

Në gjithë këtë zullum duke shtuar dhe krizën e thellë ekonomike gjithëçka shkon drejtë PL ose ish ( LSI). Faktori i vlerësimit kontribute -meritë dhe familje e së majtës pa folur për elektoratin Gri e Blu që është përçarë.

Këtu duhet të luftojë fortë PS sa është në kohë pasi në të kundërt Fieri nuk do të jetë më Kryeqyteti i Socialistëve .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME