Kryetari i PL, Ilir Meta, duke marrë shkas sot nga një reportazh i gjatë i BBC se si emigrantët shqiptarët rekrutohen prej bandave për të kaluar Kanalin anglez, me dëshmi nga pikat e nisjes në Francë dhe mbërritjes së tyre në Angli, me vizita në fshatrat e tyre që i kanë braktisur deri te Kryeministri shqiptar, ka përsëritur thirrjen se “përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit”.
Në shënimin e tij në Fv mbi artikullin e BBC, Ilir Meta shkruan:
Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.
Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.
Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës.
Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”