Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRefugjatët/ Ministri i jashtëm britanik telefonon Ramën

Refugjatët/ Ministri i jashtëm britanik telefonon Ramën

Ministri i Jashtëm Britanik, James Cleverly ka pohuar se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas deklaratave të ministres së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama akuzoi Braverman për “diskriminim” ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shpërqendruar nga dështimet e politikës së saj pasi ajo ngriti çështjen në dhomën e deputetëve në fillim të kësaj jave, duke thënë se “Mbretëria e Bashkuar po vuante një pushtim”.

Duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Cleverly i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me Ramën.

“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshme. Që është numri shumë, shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve. Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë në të dyja anët dhe deklaratat që janë bërë në të dyja anët.

Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një një bisedë të sinqertë”- tha ai. 

Më herët, Doëning Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME