Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMilani ngulmon për Brojën, Chelsea kërkon në këmbim Leao-n

Milani ngulmon për Brojën, Chelsea kërkon në këmbim Leao-n

Armando Broja mund të veshë fanellën e Milanit në muajin janar. Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, kampionët në fuqi të Italisë kërkojnë me ngulm sulmuesin shqiptar, ndërkohë që mund të humbasin një super talent si Leao.

Ndërkohë sipas medias italiane thuhet se janë dy oferta që priten të vijnë në drejtim të Milanit, nga Chelsea dhe Manchester City.

Blutë e Londrës janë të gatshëm që të sakrifikojnë shumë për Leao-n, një mes tre emrave, Armando Broja, që kartoni i tij varion te 30 milionë euro, Pulisic dhe Zyech.

Të 3 futbollistët pëlqehen nga drejtuesit e kampionëve të Italisë, por më shumë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, duke parë lajmet e fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm në Itali.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME