Ministria e Kulturës ka njoftuar se është gati të dëgjojë programet e kandidatëve për drejtor të teatrit kombëtar.
Dëgjesat do të mbahen në Ministrinë e Kulturës në prani të gazetarëve, po pa praninë e kamerave, njëlloj si është vepruar më herët edhe me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Konkursi është shpallur i hapur nga ministria e kulturës ditët e fundit të shtatorit dhe deri më tani 4 kanë qenë platformat që janë paraqitur në konkursin për postin e kreut të Teatrit Kombëtar.
Kandidatët
Altin Basha
Kiço Londo
Elma Dorezi
Arben Derhemi