Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha flet për ikjen e Dumës dhe Rushajt

Berisha flet për ikjen e Dumës dhe Rushajt

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar largimin e Grida Dumës nga Parlamenti. Pak ditë më parë ajo vendosi të lërë mandatin dhe të punojë në Top Channel. Po ashtu edhe deputeti Alfred Rushaj la mandatin e deputetit në Tiranë. Vetë Berisha nuk bën shumë komente për arsyet e largimit.

“Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual” – tha Berisha në emisionin “Të paekspozuarit”. Edhe pse gazetarët në studio këmbëngulën për të mësuar më shumë për këto lëvizje të Dumës dhe Rushajt, Berisha nuk dha detaje.

“Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale” – përsëriti kreu i selisë blu.

Berisha u pyet edhe për futjen në primare të Luçiano Boçit që aktualisht është nënkryetar i partisë.

“Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boçi është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan. Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet” – tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME