Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGazetari belg - Ramës: Vetëm Turqia më keq se ju

Gazetari belg – Ramës: Vetëm Turqia më keq se ju

Gazetari belg Ricardo Gutiérrez ishte njëri prej përfaqësuesve të 7 organizatave ndërkombëtare mediatike që këtë të premte takuan kryeministrin Edi Rama. Ai është edhe Sekretar i Përgjithshëm i EFJ, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë. Pas takimit gazetarët zbuluan se ishin ndier të sulmuar nga Rama për çdo gjetje që ata kishin publikuar.

“Ne takuam sot kryeministrin Edi Rama. Ai ishte i indinjuar nga gjetjet tona, por ne konfirmojmë se Shqipëria ka një nivel katastrofik të pluralizmit mediatik. Vetëm Turqia është më keq në Evropë. Është koha që Edi Rama të marrë masa!” – shkruan Ricardo Gutiérrez në faqen e tij në Facebook.

“Unë mendoj se Zoti Rama po priste mundësinë që të na sulmonte. Kjo ishte strategjia. Ne thonim diçka dhe ai na sulmonte për atë që thonim ose e interpretonte atë,” – tha Gutierrez, i pyetur për takimin me Ramën.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë nga hera e fundit që ishim këtu që të përmirësojë situatën, madje situata është sot më e keqe. Ky është një dështim i qeverisë dhe presim që të merren masa” – shtoi gazetari belg.

Gjatë misionit 2-ditor faktmbledhës në Tiranë, përfaqësuesit e 7 organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias u takuan me gazetarë dhe redaktorë, organizata lokale të medias, përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit, drejtues të institucioneve ligjzbatuese si dhe rregullatorë të medias.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME