Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProtesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, ja porosia për ministrat

Protesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, ja porosia për ministrat

Kur Sali Berisha njoftoi për organizimin e një proteste në Tiranë më 6 dhjetor kur do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, qeveria është në alarm sepse nuk e di ç’mund të ngjasë atë ditë. Nuk është fjala për dhunë, por qoftë edhe një tubim i zakonshëm i opozitës do t’ia prishte Edi Ramës atë ditë ku si nikoqir i shtëpisë natyrisht ka vëmendje të madhe.

Lapsi.al mëson se vetë kryeministri gjatë pasdites së të premtes iu ka kërkuar ministrave të tij dhe eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste, të bëjnë reagime në faqet e tyre në mediat sociale. Pas porosisë së Ramës nuk kanë vonuar deklaratat. Nga Niko Peleshi te Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Taulant Balla etj. Linja ka qenë pak a shumë njësoj.

Berishën e përshkruanin si demon, si antishqiptar që do të turpërojë Shqipërinë ditën e samitit. E po kështu i kujtonin financimet ruse në PD dhe faktin që është non grata. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Edhe nga radhët e vetë Partisë Demokratike kishte zëra që ishin shprehur kundër mbajtjes së kësaj proteste për të mos cënuar raportin e PD me ndërkombëtarët. Do të tërhiqet Berisha apo jo? Zakonisht nuk ka treguar shumë raste që di të bëjë hapa prapa. Të shohim kësaj radhe.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME