Presidenti Meta: I vetmi deshmitar qe mendoj se mund te dale ne gjyqin tim kunder gazetes austriake do te jete inceneratori i Tiranes
Artikulli i gazetes austriake një trillim mafioz dhe ordiner. Nuk kam patur kurre problem të bej foto. Të vishesh si grua dhe të paguash, si gruaja e dikujt tjeter, (gruaja e Bilalit) për të bërë një foto kjo nuk është normale.
[Kam qenë i pari që kam denoncuar me fakte për sa i takon aferave të inceneratorëve.
Procesi gjyqësor në Vjenë do ta sqaroj këtë çështje, dhe vullneti im është që ti shkoj deri në fund kësaj çështje dhe t’iu sjell këtu vendimin e gjykatës për pafajësinë time.
Shqiptarët nuk impresionohen më nga fotot, asnjë impakt nuk pati tek populli, edhe kur u bë foto e gruas se Bilalit me Obamën, apo ai tjetri (Lulzim Basha) me Trumpin më vonë.
Në 24 korrik 2022 do të iki nga Presidenca. Duhet të kisha ikur më herët, po betimi Kushtetuese nuk ma lejoi . Rizgjedhja ime si President? Për mua është çështje e përfunduar. Këtë post nuk e morra për të përfituar, por për të zgjidhur çështjen e çadrës të vitit 2017 dhe mundësuar hyrjen e opozitës në zgjedhje.
Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke parë në radhe të parë interesin e shqiptarëve.
Këto i kam treguar me qëndrimet e mia
1) Për marrëveshjen e 17 majit.
2) Për djegien e mandateve
3) Për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qendrime unë i kam bërë publike.
Kam vendosur qe me 25 korrik te dal ne opozite dhe te jem ne krah te qytetareve. Nuk kam vendosur, as te shkoj me qeverine dhe as te bej kompromis me te, jo. Do te jem ne opozite te vertete kunder kesaj qeverie, per te mbrojtur vetem interesin publik
Reforma ne drejtesi që ka votuar zoti Meta dhe që është votuar me 22 korrik kur unë isha Kryetar Kuvendi mbetet diçka tjetër.
Prej kohësh unë kam thënë që nga reformë u kthye në Ramaformë pra zbatimi i reformës ka marr tërësisht formën e dëshirave të zotit Rama, pasi ai bëri gjithçka që atë që nuk e kapi dot me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut më pas ta kapte me ligjet anti-kushtetuese.
Ardian Dvorani është një keqbërës, këtë nuk e ndryshon asnjë certifikatë që ai ka marrë. Keqbërjen e tij e ka certifikuar Komisioni i Venecias, për çdo veprim që ai ka bërë me qëllim për lënien e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti atë e ka denoncuar ne SPAK me fakte konkrete.
Zero shqetesim nga drejtesia e Edi Rames. Dy armet e mia me te forta jane transparenca dhe e verteta
Rama ka frikërat dhe ankthet e tij nga drejtesia e vet dhe tani do të çlirohet vetë.
Shumë miq të tij ish-ministra i ka bërë bedena, për aktet e tij që ka miratuar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Ai me përmendjen time dhe të Berishës, do të tërheqë vëmendjen e halleve të tij.
Ilir Meta, nuk i është shmangur dhe nuk i shmanget drejtësisë edhe kur drejtësia është sjellë e padrejtë, unë e kam fituar betejën e të drejtës time.
Shqiptarët nuk duhet të presin nga askush drejtësinë, ata duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre. Sistemi do funksionojë kur të instalojmë Referendumin.