AKTUALITETTOP-NEWS

Pengmarrja e Nertil Buzit: “Kishte bër shumë gola, e morën pengë, e torturuan, i shkulën thonjtë”

“Kishte bërë shumë gola”, kështu e përshkruanin disa shqiptarë në Londër Nertil Buzin, një shprehje që në zhargonin e grupeve kriminale lidhet me konflikte për drogën dhe grabitjet e shtëpive të barit. Pikërisht kjo, sipas kronologjisë së publikuar, çoi në pengmarrjen e tij në Londër.

Nertil Buzi u josh me pretekstin e një takimi, por përfundoi i lidhur në një hotel në Lindje të Londrës. Pengmarrësit i kërkuan familjes së tij 400 mijë sterlina dhe, sipas rrëfimit, e torturuan për të ushtruar presion.

Familja njoftoi Policinë e Shtetit, e cila bashkëpunoi me autoritetet britanike. Pas një operacioni të koordinuar, Met Police ndërhyri dhe arriti ta nxirrte të gjallë. Disa persona u arrestuan, ndërsa më pas procesi gjyqësor mori një tjetër rrjedhë, me pjesën më të madhe të akuzave për pengmarrje që u tërhoqën nga prokuroria.

Vite më vonë, emri i Nertil Buzit u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik./JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button