POLITIKË

Nesër përplasje tjetër me protesuesit para kuvendit. Bllokohen rrugët në Tiranë

Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë pritet që e gjithë zona përreth Parlamentit të jetë një shtetrrethim i vërtetë

Seanca e fundit e kuvendit do të mbyllet me një tjetër protestë qytetare që është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit. Organizatorët kanë bërë thirrje për tubim nesër në orën 8:30, për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kuvendit dhe klasës politike, duke e cilësuar institucionin si të shkëputur nga interesat e qytetarëve.

Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë pritet që e gjithë zona përreth Parlamentit të jetë një shtetrrethim i vërtetë nga forca të shumta policore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, barriera metalike, autobotat me ujë, me synimin për të penguar çdo tentativë për depërtim të protestuesve drejt godinës së Kuvendit.
Protesta e fundit e 23 Korrikut pati përplasje të forta që u paralajmëruan edhe nga ambasada e SHBA e cila

personelit amerikan i kërkoi të shmangë zonat e tubimit. Në një sërë këshillash të renditura, e para theksohej shmangia e demonstratave nga qytetarët amerikanë.

Ky do të jetë konfrontimi i findit para kuvendit që më pas fillon pushimet e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button