Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar emrin e koduar që mban operacioni i nisur nga SPAK opër shkatërrimin e tetë grupeve kriminale. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Hoxha tha se ky emër simbolizon plumbin që plagosi Dumanin. Kjo pasi nga plagosja e Dumanit u bë e mundur arrestimi i tij dhe më pas rrëfimi.
“Plumbi i artë simbolizon atë që plagosi Nuredin Dumanin që e ka ende në trup. Prej atij plumbi u zbardhën të gjitha dhe u bë i mundur zhvillimi i këtij aksioni,”- tha Hoxha.