Rreshjet e shunta të rëna në të gjithë vendin kanë sjellë probleme serioze në disa zona.
Gjatë 24 orëve të fundit situata në bashkitë e Fierit, Patosit e Mallakastrës paraqitet si më poshtë
Arjan Fasko drejtor i OSHEE zona Fier
Per shkak te motit te keq ka pasur probleme në disa fshatra që mbilon kjo zonë shperndarje.
Në zonën e Roskovecit probleme në fshatrat Suk1 dhe Suk2.
Në zonën e Levanit në zonën e Kafaraj, Qarrit, Bishanit.
Në zonën e Mallakastrës probleme në Klos, Hekal, Kutë, Fratar.
Kanë rënë pemë e kanë këputur linja elektrike të tensionit mesëm, defekte qe kan ndodhur natën dhe po riparohen
Mallakastër kryebashkiaku Qerim Ismailaj
Nga ora 3 e gjysem e nates ka pas probleme me furnizim me energji elektrike në zonat Fratar, Kute, Klos, Hekal. Ka rene peme e plepa e kan keputur linjat, po riparohen. Në Kute në orën 7 u kthye energjia.
Stacioni pompave në Poçem nuk punon per mungese energjie. Depot kamë ujë. Mungese furnizimi te popullates me uje nuk ka sepse jane depo rezerve plus punojne linjat e dyta. Pritet pune oresh riparimi i defektit që të rivihen ne pune pompat e të furnizojne e mbushin depot
Ne rruge e toka bujqesore nuk ka probleme nga rreshjet.
Prefektura Fier
Situata eshte nen kontroll e monitorim. lumenjte Vjosa dhe Seman janë në shtratin e tyre dhe deri tani nuk paraqesin rrezik.
Energji elekrrike në zonat ku funksionojne 4 hidrovoret Darezeze e Seman nuk mungone, hidrovoret punojne me kapacitet te plot.
Nuk ka toka të përmbytura apo rrugë të bllokuara
Në disa zona ka pas nderprerje te energjise elektrike per defekte por grupet e punes jane ne terren e po kryejne riparimet e tyre
Bashkia Patos kryebashkiakia Rajmonda Balilaj
Nuk ka probleme deri ne këto momente, nga raportimet e shtabit te emergjencave civile dhe kryepleqsia e fshatrave