Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpopullimi dramatik i fshatit Panahor në Mallakastër

Shpopullimi dramatik i fshatit Panahor në Mallakastër

Mallakastër – Panahori është fshat i cili pranë tij ka pasur ish UPN dhe një pjesë e mirë e banorëve kanë qënë të punësuar aty, por që pas mbylljes së uzinës e reformave në të dhe së fundmi demontimi i saj për skrap ka bërë që banorët e fshatit të shikojnë mundësinë e jetesës ose në qytete të tjera të Shqipërisë ose në emigracion jashtë kufijëve të vendit duke lënë pas banesat dhe rrugët e zbrazura

Dikur fshati Panahor ka pasur 400 familje në 8 lagje ndërsa sot kanë mbetur as çereku i tyre, në çdo lagje 5 apo 6 familje dhe janë vetëm pleq. Deri në vitet 1990 në këtë fshat ka pasur 80 deri në 100 lindje në vit ndërsa sot 2 apo 3 lindje dhe kjo për shkak se banorët e moshës së krahut të punës kanë ikur duke lënë pas moshën e tretë, na tregënë infermieria e fshatit.
Fshati vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe rrugëve të brendëshme të pa shtruara, të papunësisë, të tregjeve dhe pikave të grumbullimit, ku dhe për shkak të terrenit malor ata pak banorë të mbetur kanë vështirësitë e tyre.
Dikur ka pasur tre lokale e dyqane që rrinin hapur tani ka mbetur vetëm një dhe nga ata banorë që mbushnin tavolinat sot janë bosh.

Anës rrugës takojmë një grua rrethe të 70 e cila po nxitonte të merrte nipin në kopësht . E ndalim dhe e pyesim se si nikoqirja e shtëpisë si ja del me punët, pazaret, dhe na pohonë se fshati ska ujë të pijshëm e marrim me kafshë, fshati nuk ka më banorë si ka patur, kanë ikur në emigracion se nuk kanë punë me se të ushqehen

Të njëjtën gjë na pohonë edhe “biznesmeni” i fshatit……. i cili ka fabrikë vaji ulliri, pikë furnizimi me karburant dhe një pikë shitjesh plehrash kimike.
Ai na thotë se po kalon kohë krize, fuqi puntore nuk ka kanë ikur të gjithë në emigrim, kerkojë fuqi puntore edhe me një milion lekë i paguaj dhe nuk po gjej.

Mungesa e investimeve nga qeveria, mungesa e tregjeve për të shitur prodhimet e tyre bujqësore, mbyllja e UPN bëri që ky fshat të shpopullohej me ritme maramëndase duke kërkuar një jetë më të mirë tej kufijëve të vendit/ALB365/Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME