Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKriza falimenton tregtarët e fruta-perimeve, largohen bizneset në markatën e Fierit ...

Kriza falimenton tregtarët e fruta-perimeve, largohen bizneset në markatën e Fierit (foto e vidio)

Rënia e fuqisë blerëse ka bërë që shumë tregtarë fruta-perimesh në Fier të braktisin këtë biznes. Syri Televizion bëri një vëzhgim në markatën e qytetit, ku dikur shisnin rreth 100 tregtarë, ndërsa sot janë vetëm 65 të tillë. Ndërkohë, në një tjetër treg në Fier, nga 150 vende për shitësit, janë të zëna vetëm 10 përqind e tyre.

Më shumë se një e treta e tregtarëve, që dikur shisnin në markatën e fruta –perimeve në Fier, sot nuk gjenden më. Në këtë ambient, siç shihet nga pamjet, shumë vitrina janë bosh, pa tregtarët që shesin e pa qytetarët që të blejnë.

Kjo markatë operon prej 25 vjetësh në Fier; dikur shisnin rreth 100 biznese, ndërsa sot, numri është ulur në vetëm 65. Shkak, sipas atyre që ende vijojnë punën në këtë treg, është ulja e konsumit dhe fuqisë blerëse.

Qytetarët gjithashtu shprehen, se këtë vit çmimet janë të ulëta, por nuk kanë para të blejnë, ndërsa në markatë duken thjesht si shëtitës.

I boshatisur është dhe tregu tjetër i fruta-perimeve në administrimin e bashkisë, që ndodhet në dalje të qytetit të Fierit. Në këtë treg, nga 150 vende për të kryer aktivitet, janë të zëna vetëm 10 përqind të vitrinave, ndërsa pjesa tjetër është bosh.ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME